Maqedoni

Këshilli i Investitorëve të Huaj: Zgjedhjet nuk guxojnë të ngadalësojnë bizneset. Carovska: Punojmë për zgjidhje në koordinim me bizneset

31.01.2020 15:53

Përballja me mungesën e kuadrit profesional dhe ulja e çmimeve doganore për eksportimin e lëndëve të para...

Përballja me mungesën e kuadrit profesional dhe ulja e çmimeve doganore për eksportimin e lëndëve të para, janë dy kërkesat bazë të cilat Këshilli i Investitorëve të Huaj i prezantoi para Qeverisë.
 
Çmimet e larta të doganave për disa materiale e bëjnë vendin më pak konkurrent në krahasim me vendet tjera të BE-së. Nga Këshilli i Investitorëve me rekomandime që biznesi nuk guxon të ngadalësojë edhe në kohë të zgjedhjeve. 
 
“Iu bëj thirrje drejtorëve të kompanive edhe të huaja edhe vendore, që për marrje të vendimeve të mos presin të mbarojnë zgjedhjet, por menjëherë të reagojnë dhe të marrin vendime tani. Punojmë në dy iniciativa. E para është që Maqedonia ka detyrim të pavolitshëm me doganat. E dyta është problemi për të cilin po diskutojmë, e ai është se po mungojnë kuadro. Popullata po migron dhe me këtë edhe fuqia punëtore.”,- tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Shtefan Peter.
 
10% i propozimeve të Këshillit veç më janë pranuar nga qeveria, kurse rreth 50% tjera janë në proces, tha zëvendëskryeministrja, Milla Carovska. Ajo theksoi se po punohet në zgjidhje sistemore për arsimin, i cili do të jetë në përputhshmëri me nevojat e kompanive. 
 
“E rëndësishme është që të diskutohet dhe kur të miratohet zgjidhja përfundimtare, ajo të ketë mundësi të zbatohet për të gjitha palët e prekura dhe të jetë në interes të të gjitha palëve. Unë jam e sigurt se në periudhën e ardhshme do të gjendet një zgjidhje.”,- tha zëvendëskryeministrja teknike, Milla Carovska.
 
Takimi u mbajt në  prag të publikimit të librit të bardhë për vitin 2019 të Këshillit të Investitorëve të Huaj, që numëron 130 anëtarë. 
 
ERSAN PAJAZITI