Maqedoni
Shekerinska: Suksesi nga anëtarësimi në NATO, sukses plus për në BE. Hasanoviq: NATO, ndihmesë për reformat në kapitullin 31. Angellova: Integrimi në NATO rrit besimin e investitorëve
31.01.2020 16:47
Integrimi i plotfuqishëm në NATO nuk është vetëm çështje sigurie për vendin, por është kontribuues edhe në sfera të tjera...

Integrimi i plotfuqishëm në NATO nuk është vetëm çështje sigurie për vendin, por është kontribuues edhe në sfera të tjera, thotë ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për emision “Agjenda 35” në TVM1.
Sipas saj, mbyllja e tërë procedurës për integrim në NATO jep sinjalin e seriozitetit të shteti tek BE për fillimin e negociatave, shton Shekerinska.
“Mbrojtja kolektive "një për të gjithë, të gjithë për një" duhet të ndërtojmë së pari në Ligjin për Mbrojtje dhe që duhet të votohet me 2/3 e votave, por që bllokohet nga opozita, është forca më e madhe të cilën RMV mund ta fitojë. NATO dhe BE nuk janë shirita të njëjtë, por në shumë çështje janë shirita paralele. Çdo sukses me anëtarësim në NATO është plus për në BE. BE nuk diskuton me shtete të cilat fillimisht nuk garantojnë siguri dhe nuk janë në thelb shtet demokratik.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Edhe studiuesit e sigurisë ndërkombëtare theksojnë se me integrim në NATO shkojmë një hap përpara edhe drejt BE-së, sepse ndihmon jashtëzakonisht në realizimin e reformave që kërkon kapitulli 31 në zhvillimin e negociatave me BE-në, thonë nga Info Qendra për Integrime Euro-atlantike.
“Marrë parasysh se 22 vende nga 28 anëtare të BE-së janë edhe anëtare të NATO-s dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve do të kemi qasje në ndodhitë dhe në atë çka është interes i përbashkët për ne dhe si t’i përmirësojmë kushtet që dalin nga kapitulli i BE-së.”,- tha studiuesi në Info Qendrën për Euro-Integrime, Elmaz Hasanoviq.
Siguria që vjen nga integrimi në NATO rrit besimin e investitorëve të huaj dhe po ashtu rrit edhe ekonominë e vendit, thotë ministrja e ekonomisë, Nina Angellova.
“Të gjitha shembujt japin të drejtë të presim rritjen e besimit tek investitorët, rritjen e ekonomisë, rritjen e investimeve të huaja direkte, uljen e papunësisë, pra të gjitha këto janë baza ku i ndërtojmë pritjet tona dhe ndikimin pozitiv nga integrimi në NATO.”,- tha ministrja e financave, Nina Angellova.
Integrimi në Aleancë, thotë Angellova, hap mundësinë edhe që kompanitë vendore të jenë konkurrente në tregjet globale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
