Maqedoni

Financimi i fushatave të partive, Ivanovska: Ende nuk kemi softuer, denonconi parregullsitë. Rasti “Rashkovski”, Ivanovska: Presim revizionin, ne nuk kemi resurse

31.01.2020 17:34

Lidhjet e politikës dhe biznesit e kanë pozicionuar vendin tonë sivjet shumë poshtë në listën e vendeve më të korruptuara në botë...

Të dhënat e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare vlerësojnë se pikë kritike është korrupsioni, këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e Komisionit Anti-korrupsion.
 
Por, ky i fundit ende pret instalimin e softuerit përmes të cilit më lehtë e më shpejt do të mund të lokalizoheshin veprimet korruptive, veçanërisht për koncesionet dhe furnizimet publike.
 
Një softuer i tillë është i patjetërsueshëm sidomos tani para zgjedhjeve të parakohshme. Në mungesë të tij, anti-korrupsionerët do të analizojnë  të gjitha informacionet e publikuara në media, apo që do të marrin në mënyra të tjera.
 
Komisionit Anti-korrupsion pret bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera dhe respektim të ligjit.  
 
“Punojmë në atë që të kemi një softuer i cili do të na jepte informacion se kush janë donatorët dhe cilët janë emrat që donojnë në partitë politike, dhe të cilët janë ata operatorë ekonomikë që përfitojnë tender. Në ueb faqen e Anti-korrupsionit përsëri do të aktivizohen forma për denoncim të dyshimeve për parregullsi dhe shkelje në procesin zgjedhor dhe në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat mund të plotësojë secili që ka njohuri për shkelje eventuale të dispozitave nga Kodi Zgjedhor për ndalesë të përdorimit të mjeteve nga buxheti, gjegjësisht veprime të ndaluara në institucionet publike që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve si dhe gjatë fushatës zgjedhore.”,- deklaroi kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.
 
Ivanovska thotë se është në përfundim e sipër dhe rasti me funksionarin e lartë qeveritar, Rashkovski, priten vetëm të dhënat nga Enti Shtetëror i Revizionit.
 
“Kemi kontakt me Prokurorinë Publike, është ngritur lëndë edhe nga Prokuroria për këtë rast, por do ta shqyrtojmë mundësinë se a do të mund të marrim pjesë dhe ne në këtë lëndë, pasi që sinqerisht nuk kemi resurse të mjaftueshme.”,- theksoi kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.
 
Anti-korrupsioni po shqyrton edhe punën e gjykatësve dhe prokurorëve për të vërtetuar se cili prej tyre i ka ruajtur lëndët në sirtarë, duke mundësuar vjetërsimin e tyre se kush ka qenë i përndjekur e për kë ka ankesa.
 
GAZMEND REXHEPI