Maqedoni
Hapet zyra e të rinjve RMV-Greqi, Pendarovski: stereotipat largohen me bashkëpunim. Janakakis: M. e Prespës, kornizë bashkëpunimi në shumë sfera. Kate Marie Byrnes: Bëtë kompromis të vështirë për të ardhme të mirë
31.01.2020 17:49
Marrëveshja e Prespës hapi rrugën e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë...

Produkt i saj është edhe zyra dypalëshe për bashkëpunimin e të rinjve të të dy vendeve. Presidenti Pendarovski thotë se të rinjtë nuk kanë pasur asnjëherë problem të bashkëpunojnë, por pranon se ende ka njerëz në të dyja vendet, kanë paragjykime për fqinjët, e këto paragjykime ua imponojnë edhe të rinjve.
“Kjo do të rrisë ndjeshëm bashkëpunimin dhe miqësinë dhe do të kapërcejë perceptimet dhe stereotipat negative që vijnë nga mungesa e gjatë e informacionit të vërtetë. Përmes kësaj shumë të rinj do të kenë mundësinë për herë të parë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre dhe të dëshmojnë drejtpërdrejt se ndajnë interesa, vizione dhe probleme të përbashkëta.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Bashkëpunimi mes të rinjve është një nga qëllimet e Planit të Veprimit të nënshkruar vitin e kaluar nga të dy palët, theksoi ambasadori grek, Dimitris Janakakis.
“Kur shikojnë Marrëveshjen e Prespës, njerëzit shpesh përqendrohen në çështjen e emrit. Kjo është në thelb të saj dhe zgjidhja i hap rrugën së shpejti anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Është vitale që kjo marrëveshje të zbatohet në pajtim me rregullat ndërkombëtare. Marrëveshja e Prespës dhe plani aksionar janë më shumë se kaq. Janë kornizë e bashkëpunimit më të gjerë në numër të madh sferash.”,- tha ambasadori i Greqisë në RMV, Dimitris Janakakis.
Ambasadorja e ShBA-ve, Kejt Meri Bërns, u bëri thirrje të rinjve të bëhen zëri i ndryshimeve në vendet e tyre dhe të japin kontribut konkret.
Bërns me apel edhe për liderin e opozitës maqedonase Mickovski që deklaron në vazhdimësi se do ta ndryshojë Marrëveshjen e Prespës.
“Ajo që më shqetëson në përpjekjet për të hutuar qytetarët rreth përfitimeve nga kjo marrëveshje, është rreziku për të humbur transformimin që solli Marrëveshja. Kur dëgjoj për ndryshim të Marrëveshjes së Prespës, për të shkuar një hap prapa, them se qytetarët duhet ta dinë se çfarë përfituan prej saj. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s me perspektivë në BE. Mesazhi se nuk dëshiron të njohësh të gjitha këto përfitime, dërgoni mesazhe të vështira.”,- tha ambasadorja e ShBA-ve, Kate Marie Byrnes.
Bërns përkujton se Marrëveshja e Prespës tregoi se vendet duhet të bashkëpunojnë , të bëjnë kompromise të vështira në bazë të të cilave do të ndërtojnë ardhmëri më të mirë.
REJHANE BUSHI METAJ
