Maqedoni

Punësimet, përplasje mes partive - punësime apo blerje votash

31.01.2020 19:37

Punësimet vazhdojnë të përplasin partitë politike...

LSDM thotë se politikat ekonomike të qeverisë po japin rezultate reale, papunësia është ulur në 17.1% dhe masat e marra synojnë të ardhme më të mirë për të rinjtë që të shohin ardhmërinë e tyre në vend.
 
“Shkalla e papunësisë është tani në shkallën rekord të uljes prej 17.1 për qind, janë punësuar  60 mijë persona. Në të njëjtën kohë, ka një zhvendosje të vërtetë në funksionimin e kompanive të mbështetur nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Mbështetja e ofruar përmes këtij fondi u dërgon një mesazh të rinjve të qëndrojnë në vendin tonë, të mos presin punë, por të hapin biznesin e tyre dhe të realizojnë idetë e tyre.”,- theksoi nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov.
 
Por, VMRO–DPMNE akuzon se konkurset e punësimit janë në fakt blerje klasike votash. 
 
“Kjo mund të konsiderohet si blerje e hapur e votave në prag të zgjedhjeve të 12 prillit. Vetëm në dy muajt e fundit, pasi u caktua dita e zgjedhjeve më 12 prill, në të gjitha nivelet e administratës janë punësuar gjithsej 6.000 administratorë, ndërsa vetëm në muajin nëntor dhe dhjetor mbi 6.000 punësime pa u shpallur asnjë konkurs. Vetëm këtë muaj në Ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë” është hap konkurs për punësimin e 536 personave. Kishte po ashtu edhe punësime në MEPSO, ELEM, Qytetin e Shkupit dhe në ndërmarrjet e saj, dhe e gjithë kjo mund të nënkuptohet si korrupsion i hapur.”,- deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
 
Punësimet  e tilla, sipas VMRO-DPMNE-së, janë në kundërshtim edhe me rekomandimet e Komisionit Europian. 
 
FITIM KRYEZIU