Botë
Britania e Madhe zyrtarisht nuk është më pjesë e BE-së
01.02.2020 12:09
Britania e Madhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian. Largimi vjen 47 vjet pasi Britania u bë anëtare e BE-së...

Britania e Madhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian. Largimi vjen 47 vjet pasi Britania u bë anëtare e BE-së, që pa mbretërinë e bashkuar do të numroj 27 vende anëtare. Për kryeministrin Boris Xhonson kjo do të thotë “ndryshim” dhe “fillim i erës së re”. Ai dëshiron ta bashkojë vendin pas disa vitesh përçarje për shkak Bregzitit.
"Për shumkënd ky është një momet i pa besueshëm i shpresës, moment që menduan se nuk do të vij kurr.Të tjerë mendojnë se kanë humbur diçka, e gjithsesi kishte edhe të atillë që ndoshta ishin edhe në numër më të madh, që mendonin se tër debati nuk do të përfundojë. I kuptoj tër ata njerëz, ndërsa dytyra jonë si qeveri është ta bahskojmë këtë vend dh eta çojmë përpara", tha Boris Xhonson, Kryeminsitër i Britanisë.
Në qendër të Londrës festuan mijëra njerëz, derisa përkrahësit e BE-së u mblodhën në Oksford.
"Tër jeta ime është këtu, ku jetoj një kohë të gjatë. Për të rinjët idea që të vijnë këtu të punojnë ishte e mirë nga aspekti kulturor. Mendoj se është e dhimshme por do ta pranoj"....
"Nuk festojmë mesiguri, kjo është si varrim të gjith jemi të mërzitur."- thanë qytetarët.
Kryemistrja skoceze, Nicola Sturgeon e ka vlerësuar këtë si një moment të rëndësishëm për Skocinë dhe Britaninë duke mos e përjashtuar mundësinë e ndarjes së vendit të sajë nga Britania e Madhe.
Liderët më të fuqishëm të BE-së, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e kanë konsideruar largimin e Britanisë si moment të trishtë dhe pikë kthese për Evropën. Menjëherë pas daljes nga BE-ja, Britania e Madhe hynë në afatin kalimtar 11 muajsh, gjatë të cilit do të vazhdojë t’i respektojë rregullat e BE-së dhe t’i paguaj para BE-së.
FITIM KRYEZIU
