Maqedoni

Carovska dhe Zendeli: Pensioni i janarit u rrit për 722 denarë

01.02.2020 15:41

324.000 pensionist do ta marin me rritje prej 722 pensionin e janarit....

Rritja është rezultati I stabilizimit të sistemit pensional në dy vitet e fundit, me çrast janë kursyer 3,7 miljard denarë deklaruan zëvendëskryemisnitreja për çësjhtje ekonomike Milla Carovska dhe drejtori i fondit pensional Shaip Zendeli.
 
"Gjsithesi rritja bazohet edhe te të ardhurat e popullatës me aftësi punuese dhe paga minimale e cila vetëm vitin e kalaur u rrit për 15% ndërsa rroga mesatare për 5%. Me ligj u vendos harmonizim i tretë shtesë i pensioneve në vendin tonë për të gjith pensionistët me rritje prej 5%. Me këtë pensioni mesatar për këtë vit arrinë 15.500 denarë duke shënaur rritje prej 1.746 denarë brenda dy vitesh", tha Milla Carovska, Zv/Kryeminsitre.
 
"Egzistojnë disa arsye për këtë rritje. Përveç asaj që e kemi përmendur rritjen e kontributit ështëe dhe rritja e pagave të të punësuarve dhe rritja e siguruesve ose punësimet e reja që kanë ndodhur", tha drejtori i fondit pensional Shaip Zendeli.
 
Me këtë rritje rritet vjera e pensionit mesatar në vend theksoi kryetarja e lidhjes së Pensionistëve Stanka Trajkova. 
 
"Rritja u shkon në favor shfrytëzuesve të cilët marrin pension mesatar të cilët janë gjysma e numrit të pensionistëve", tha kryetarja e lidhjes së Pensionistëve Stanka Trajkova.
 
Por nga lidhja e pensionistëve kërkojnë zgjerimin e listës pozitive të barërave pasi pensionistët shumherë janë të detyruar ti paguajnë ilaçet, që ndikon negativisht në standardin e tyre jetësorë. 
 
FITIM KRYEZIU