Maqedoni
Rregullorja e Kuvendit, Xhaferi: Ndryshimet mbeten pas zgjedhjeve
01.02.2020 17:42
Formati i tretë në kuadër të dialogut "Zhan Mone" ka arriur pajtueshmëri për 90%...

Formati i tretë në kuadër të dialogut "Zhan Mone" ka arriur pajtueshmëri për 90% të çështjeve të rregullores së punës së kuvendit tha kryeparlamentari Talat Xhaferi në konferencën e përbashkët me tre eurodeputetët bëshkëudhëheqës të procesit.
Ka dallime në kriteret për zgjedhjen e sekretarit të ri të prgjithshëm të ardhshëm të kuvendit dhe ndihmës sekretarëve, në kufizimin e seancave konstituive si dhe në pjesën e rregullores së kuvendit ku kërkohet të vendoset emri i kushtetues I vendit, theksoi Xhaferit. Sipas tij, rregullorja e re e punës së kuvendit do të miratohet nga përbërja e re kuvendore që do të formohet pas zgjedhejve të 12 prillit.
"Me dialogun e tretë jemi pajtuar për aspekte kyçe të reformave të rregullores dhe e konfirmoj përkushtimin tonë të përhershëm të fuqizimit të procese demokratike. Ne i vëmë anash dallimet tona politike për të konsoliduar punën tonë në rregullore.Kështu ne kemi bërë reforma të rëndësishme dhe lëmë trashëgimi të rëndësishme për përbërjen e re të deputetëve në formë të tekstit të harmonizuar të ndryshimeve të rregullore që është anektuar në këtë dokument si pjesë integrale e konkluzioneve të Zhan Mone dialogut të tretë, me çka çështje të caktuara mbeten për tu vazhduar në përbërjen e re parlamentare."- tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Eurodeputët Shider, Kuquk dhe Valsman vazhdoni reformat që të bindet KE për bisedimet
Paritë poltike kanë konsensus për rrugën eurorintegruese të vendit thanë eurodeputetët Ilhan Kuquk dhe Andreas Shider por rekomandojnë vazhdimin e reformave në mënyrë që Këshilli Evropian të bindet për hapje e rrugës për bisedime me RMV-në.
"Procesi kryesor, reformat e vendit shkojnë sipas procedurave demokratike mes arritjes së konsensusit mes partive politike dhe aktorëve tjerë të ndryshëm shoqëror. Transparenca dhe inkluziviteti janë pjesa kryesore në demokracinë parlamentare… Ne duhet të bëjmë reforma procedurale në BE por nëse duam të luajmë rolin gjeopolitk në botë ne duhet të mbajmë hapur derën për shtetet në rajon. Dua ta shof RMV-në udhëheqëse në listën e shteteve kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së."- tha Ilhan Kuquk, eurodeputet.
"Të gjithë partitë poltike kanë shum qëndrime të përbashëkta dhe kanë konsensus për rrugën evropiane të vendit dhe për atë çka duhet të bëhet në të ardhmen. Ky është mesash i mirë jo vetëm për RMV-në por edhe për BE- në të shohin se ka mënyrë sipas të cilës mund të vazhdohet me reforma."- tha Andreas Shieder, eurodeputet.
Procesi Zhan Mone pas punimeve dyditore përfundon të dielen me rekomandimet e tre eurodeputëve Shider, Kuquk dhe Valsman bashkëudhëheqës të procesit.
NERMINE MULAKI FEZULLAKU
