Ekonomi
Mungesa e kuadrove profesionalë, Iseni: Punëtorët duhen motivuar, ndyshe ikin
01.02.2020 18:26
Bizneset ankohen se vende pune ka, por mungojnë profesionistët....

Drejtori ekzekutiv I OEMVP-së, Drilon Iseni, problemin e mungesës së kuadrit e sheh jo vetëm tek moskoordinimi I planeve mësimore me nevojat e tregut, por edhe në mosinteresimin e të rinjve për të qëndruar në vend dhe ikjen gjithnjë e më të madhe të tyre jashtë në kërkim të një jete më të mirë. Për TVM 2, Iseni thotë se fillimisht duhet bërë një evidentim më serioz i profileve deficitare, më pas në bashkëpunim me MASH-in, akademinë dhe shkollat profesionale të fillohet trajnimi dhe rikualifikimi I kuadrove egzistuese që do plotësojnë këtë boshllëk.
"Ky problem duhet të trajtohet në trekendshin biznes- Ministri e Arsimit dhe Akademi, edhe universitet dhe shkollat profesionale duhet të kyçen këtu. Bashkëpunimi me Ministrin e Arsimit nuk ka qenë në nivelin e duhur, mirpo tani vlersojmë se situata është kritike dhe patjetër se duhet të bëhet një bashkrëndimi qendrimeve veprime I të gjithë institucioneve që tangohen nga ky problem."- tha Drejtori ekzekutiv I OEMVP-së, Drilon Iseni.
Por sigurisht pranon se punëtorët duhen motivuar. OEMVP vlerëson edhe se kompanive duhet t’ju mundësohet edhe të sjellin punëtorë nga jashtë për të plotësuar mungesën e kuadrove deficitare.
"Këtë problem ne si Odë e kemi përfshirë edhe në strategjinë e re dhe do të mundohemi paralelisht që t’i ndihmojmë bizneset që t’i motivojnë më së miri punëtorët, duke transformuar bizneset e tyre në atë professionale dhe duke propozuar masa të ndryshme për ta lehtesuar këtë process nga ana e qeverisë… Ne si Odë kemi dalë me idenë ngadalë të mendojmë si shtet të liberalizojmë tregun e punës duke mundësuar qe edhe punëtorë nga shtetet e huaja, të kenë të drejtë të punojnë në RMV."- tha Iseni.
MASH: Duhet bashkëpunim mes shkollave dhe biznesit
Nga MASH thonë se kanë filluar tashmë fuqishëm fushatën për promovimin e arsimit të mesëm profesional si zgjidhje e duhur që e përcakton suksesin e mëtejshëm personal dhe profesional të të rinjve. Janë ndërmarë edhe një sërë masash të tjera pohojnë nga Ministra.
“Arsimi profesional i dyfishtë, nënkupton bashkëpunim më të madh ndërmjet shkollave dhe sektorit të biznesit, respektivisht më shumë praktikë të nxënësve drejtpërdrejt në vendin e punës, nën mentorimin e punonjësve të një kompanie të caktuar… Prej këtij viti shkollor kemi edhe mbi 1000 plan-programe të reja mësimore, me të cilat reformohet arsimi profesional. Kemi pajisur shkollat me mjetet dhe materialet e nevojshme, që nxënësit më lehtë të zotërojnë leksionet e mësuara , e gjithë kjo bëhet për të tërhequr të rinjtë që arsimin e tyre ta vazhdojnë në shkollat e mesme profesionale”, theksuan nga ministria.
MASH u ka dërguar shkresa kryetarëve të komunave, me kërkesën që në hartimin e propozimeve për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2020/2021, të kenë parasysh nevojat reale të tregut të punës në komunën e tyre, në mënyrë që pas përfundimit të shkollimit, nxënësit më lehtë të gjejnë punë e të mos krijohet tepricë e panevojshme kuadrosh vetëm në profile të caktuara.
REJHANE BUSHIMETAJ
