Futboll
Belgjika me Januzajn
02.10.2014 17:58
Trajneri i kombetares së Belgjikës ka shpalosur listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës kulaifikesue që më vitin 2016 do të mbahet në disa qytete të Francës...

Në mesin e tyre edhe Adnan Jonuzaj është përfshirë në ekipin e Belgjikës për dy ndeshjet e ardhshëme kundër Andorës dhe Bosnjë Hercegovinës.
Edhe pse nuk është duke kaluar një stinor pozitiv në Manchester United, mesfushori ka zënë vend në listën e publikuar nga selektori Marc Vilmots.
Belgjika ndeshet me Andorrën më 10 tetor, kurse tri ditë më vonë do të luajë me Bosnjën e Hercegovinën.
Januzaj nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në formacionin bazë të Manchester Unitedit, por e ka ende besimin e Vilmotsit.