Botë

Vetëvendosje dhe LDK zyrtarizuan marrvehsjen për qeverinë e re

02.02.2020 11:59

Vetëvenbdosje dhe LDK zyrtarizuan marrveshjen për qeverinë e re....

Vetëvenbdosje dhe LDK zyrtarizuan marrveshjen për qeverinë e re. Këtë e konfirmuan në një pres konferencë të përbashkët mandatari pr formimin e qeverisë së re Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa. Qeveria Kurti siç u bë e ditur do të ketë 15 minsitri, kryetari i kuvendit do ti takojë LDK-së, ndërsa presidenti nuk është pjesë e kësaj marrveshjeje.
 
“Ne sot u takuam me Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër por për ta zgjedhur qeverinë e re dhe ta jetësojmë ndryshimin e madh. Tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive përveç për programin. Unë ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë”, tha Kurti.
 
"Kemi arritur marrëveshjen dhe vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e VV-së Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të publikut. Dëshirojmë që kjo qeverisje të jetë e suksesshme dhe të realizojë pritjet e qytetarëve ndaj saj", tha Mustafa.