Botë
Filipine shënohet vdekja e parë nga virusi korona
02.02.2020 12:23
Departamenti i Shëndetësisë në Filipine ka bërë të ditur se një burrë 44 vjeç...

Departamenti i Shëndetësisë në Filipine ka bërë të ditur se një burrë 44 vjeç nga qyteti Wuhan i Kinës vdiq nga koronavirusi pasi vuajti edhe nga pneumonia.
Kjo është vdekja e parë jashtë Kinës nga më shumë se 130 pacientë të raportuar në dhjetëra shtete. Personi i vdekur kishte qëndruar bashkë me një grua 38-vjeçare, e cila gjithashtu është diagnostikuar me koronavirus dhe këta dy njerëz deri më tash janë dy rastet e vetme të konfirmuara në Filipine.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus ka arritur në 305 persona ndërsa rreth 14 mijë persona janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërkohë studentja shqiptare Silva Doçi është evakuuar nga qyteti Wuhan, për në Turqi. Ministria e Jashtme e Shqipërisë konfirmon largimin e studentes nga qyteti kinez që është epiqendra e koronavirusit të ri. Realizmi i largimit të saj nga qyteti ky shpërtheu për herë të parë koronavirusi është realizuar me ndihmën e autoriteteve turke dhe atyre kineze. Studentja ka kryer të gjitha testet dhe ka rezultuar si e pa prekur nga koronavirusi, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.
