Botë

Australi, zjarri rrezikon kryeqytetin Kanbera

02.02.2020 13:00

Në kryeqytetin e Australisë, Kanbera, sod është dhënë alarmi për gjendje të lartë gatishmërie pasi që zjarret u afruan shumë....

Në kryeqytetin e Australisë, Kanbera, sod është dhënë alarmi për gjendje të lartë gatishmërie pasi që zjarret u afruan shumë, ndërsa tymi dhe pluhuri mbuluan pjesë të mëdha të lindjes së vendit, duke nxitur paralajmërime nga autoritetet shëndetësore.
 
Zjarri në Territorin e Kryeqytetit Australian,  është përhapur në më shumë se 55 mijë hektarë, apo afërsisht një e katërta e territorit. Autoritetet lokale të zjarrfikjes thanë se moti i freskët do të ndihmojë në përpjekjet e tyre për të mbajtur zjarrin nën kontroll të dielën, por thanë se banorët duhet të monitorojnë me kujdes çdo ndryshim në aktivitetin e zjarrit.
 
“Kemi të bëjmë me ditë, ndoshta edhe javë, për të fikur zjarrin”, kanë thënë autoritetet.
 
Të shtunën u dha alarmi se zjarri, i fryrë nga temperaturat që tejkaluan 40 gradë celsius, do të mbërrinte në pjesët jugore të Kanberës, duke kërcënuar kështu shtëpi dhe jetë siç bënë më 2003 kur zjarret shkatërruar pothuajse 500 shtëpi dhe lanë katër viktima. Por vijat e kontrollit të mbështetura me ujë nga ajri ndihmuan në frenimin e zjarrit, por sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë në ndihmë pjesërisht u dolën edhe temperaturat që ranë në 26.7 gradë celsius gjatë natës. Deri më tani, që nga nisja e zjarreve shkatërruese në Australi në shtator, kanë mbetur të vdekur 33 persona dhe rreth 1 miliard kafshë. Janë shkatërruar rreth 2,500 shtëpi dhe janë djegur mbi 11.7 milionë hektarë zona me shkurre.