Botë

Jankullovska: 3.2% më pak vepra penale në Likovë

02.10.2014 18:04

SPB në Kumanovë, kohëve të fundit është duke shënuar rënie të veprave kundërvajtëse, si dhe siguri më stabile të rajonit...

SPB në Kumanovë, kohëve të fundit është duke shënuar rënie të veprave kundërvajtëse, si dhe siguri më stabile të rajonit, konstatoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, gjatë vizitës së sotme në Stacionin Policor në fshatin Mateç të Likovës.
 
Ajo, mes tjerash tha se numri i veprave penale në territorin e Stacionit Policor në Mateç është ulur për 3.2 për qind, kurse i kundërvajtjeve për prishje të rendit dhe qetësisë madje për 40 për qind krahasuar me vitin e kaluar. 
 
“Shifrat flasin se numri i veprave të regjistruara penale në Stacionin Policor në Mateç, në të gjitha 21 vendbanimet shënon ulje për 3.2 për qind, kurse i veprave kundërvajtëse për madje 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Këto trende pozitive në rajonin e Stacionit Policor në Mateç janë në korelacion të drejtpërdrejt me përmirësimin e gjendjes në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë, ku numri i veprave penale shënon ulje për 17.5 për qind, kurse numri i veprave penale të zbardhura është mbi 50 për qind. Ndërkaq, numri i veprave kundërvajtëse për prishje të rendit dhe qetësisë në tërë rajonin shënon ulje prej 13.9 për qind”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
 
Ndryshe, Stacioni Policor në Mateç mbulon 21 vendbanime me 30.000 banorë.
 
NEXHAT AQIFI