Maqedoni

BDI: U kundërpërgjigjet partive opozitare

02.02.2020 15:00

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me, qëndrimet e opozitës rreth dorëzimit në kuvend të propozimligjit për Veting....

Në reagimin e BDI-së thuhet se: “Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet fuqishëm vetingun në politikë, gjyqësi dhe prokurori dhe shpreh keqardhje për reagimet ofenduese dhe joserioze të ish partnerëve tanë në Qeveri dhe opozitës shqiptare. Akoma pa e lexuar asnjë rresht nga propozim ligji për kontroll të bartësve aktual të funksioneve publike dhe kandidatëve për tu zgjedhur për bartës të funksioneve si dhe gjykatësve dhe prokurorëve, që të dyja partitë marrin rolin e gjykatësit, prokurorit dhe propagandistit duke bërë njëkohësisht edhe akuzën, edhe vendimin gjyqësor edhe krijimin e lajmeve të rreme”. 
 
Sipas BDI-së në mungesë të ofertës konkrete dhe përpjekjeve shterpe për tu bashkuar që ti rrënojnë të arriturat e kësaj partie, të gjitha partite po ndjekin hapat e BDI-së dhe komentojnë iniciativat e tyre të cilat siç thuhet, përkrahen nga qytetarët dhe kanë për qëllim përfundimin dhe ndalimin e lajmeve të rreme, shpifjeve, propagandës dhe kontrollin e tërësishëm të të gjithë bartësve të funksioneve publike. 
 
“Ligji për themelimin e agjencisë që do të bëjë kontroll vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve është dorëzuar disa muaj më herët deri tek dy partitë tjera më të mëdha bartëse të përgjegjësive shtetërore, LSDM dhe VMRO. BDl angazohet për transparencë dhe informacion të plotë për qytetarët mbi të gjithë kandidatët për bartës të funksioneve publike para se ata të zgjidhen dhe të ndalojmë propagandën, lajmet e rreme dhe shpifjet. Ne këtë e kemi bërë në rradhët tona gjatë zgjedhjeve brendapartiake dhe rianëtarësimit të plotë, me ose pa ligj, por ftojmë partitë dhe politikanët që mos të marrin rolin e gjykatësit, prokurorit, gazetarit dhe të na bashkangjiten në angazhimin për figura të pakompromituara dhe diskurs pa shpifje nëpërmjet të mbështetjes së këtij propozim ligji”, theksojnë nga BDI. 
 
Reagimi i integristëve vjen pas reagimeve të ASH-së dhe Lëvizjes Besa të cilat thane se në parim janë për veting, por e quajtën qesharake kur vetingu propozohet nga ana e BDI-së. Ndërsa për VMRO-DPMNE-në është jo serioze që një ligj I tillë të propozohet pak ditë para shpërbërjes së kuvendit. 
 
FITIM KRYEZIU