Maqedoni

Veles, polici qëllohet me pesë plumba

02.02.2020 15:31

Një polic është qëlluar me pes plumba në qytetin e Velesit. Incidenti ka ndodhur derisa...

Një polic është qëlluar me pes plumba në qytetin e Velesit. Incidenti ka ndodhur derisa një patrullë policore po kryente kontrolle pas njoftimeve se banorë të lagjes Ramina po grabisnin çantat e qytetarëve.
 
Deri te incidenti ka ardhur pasi sulmuesi është përleshur me policing të cilit ka arritur ti marrë pistoletën dhe ka shtënë pesë plumba në drejtim të policiti. Katër plumba kanë përfunduar në stomak ndërsa një plumb ka goditur policin në këmbë. Polici është dërguar për trajtim në Klinikën e Shkupit.
 
Lajmin e ka konfirmuar SPB-Veles, e cila bën të ditur se incidenti ka ndodhur në ora 10.15 minuta derisa zyrtarët policor janë sulmuar nga katër persona, derisa kanë qenë në detyrë. Njëri nga sulmuesit zyrtarit policor E.M 46 vjeç ia ka marr armën zyrtare dhe ka shtën ndaj tij. Tre nga sulmuesit janë arrestuar, ndërsa personi që ka plagosur policing ka arritur të ik nga vendi i incidentit. Policia është vënë në kërkim të tij.