Maqedoni

VMRO-DPMNE: Ku saktësisht gjenden paratë nga "Zhvatja"?

02.02.2020 16:01

VMRO - DPMNE thumbon LSDM-në duke vendosur 8 çanta Lui Viton...

VMRO - DPMNE thumbon LSDM-në duke vendosur 8 çanta Lui Viton përpara qeverisë  me deklarën se paratë e  rastit "Zhvatja" gjenden pikërisht tek qeveria.Sipas VMRO-së, paratë janë ndarë me prokurorë, gjykatës dhe bashkëpuntorë të ish kryemisnitrit Zaev. Të rinjët e VMRO-së ftojnë LSDM-në të përgjigjen se ku saktë gjenden paratë e rastit "Zhvatja".
 
"Të gjitha këto çanta Lui Viton kanë  8 milion euro "Zhvatje". Këto para i sollëm këtu para qeverisë, tek pronari i Zhvatjes. Kështu vlen rregulla për bon-ton. E humbura gjithmonë kthehet tek pronari. Nga këto para ka për të gjithë. Normalisht pjesa më e madhe ju takon atyre që u munduan për këtë Zhvatje. Vëllezërit Dalton Zoran dhe krye Zaevi."- tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Kriminaliteti lulëzoi në kohën e VMRO-së
 
Por nga LSDM thonë se kriminaliteti ka lulëzuar pikërisht në kohën e VMRO-DPMNE-së ndërsa  tani funskionarët e VMRO-së në qeverinë teknike mundohen përsëri të veprojnë kundër interesave shtetërore thotë minsitri Damjan  Mançevski.  
 
"Me sjelljen e deritanishme ata nuk kanë treguar asgjë përveç se janë kuadër i Nikolla Gruevskit që punojnë kundër interesave shtetërore. Dëshmi për këtë është edhe kërkesa e ministrit teknik të punëve të brendshme Naçe Çulev për ta vendosur në kabinetin e tij  këshilltarin e Gjorge Ivanovit, Sinisha Aleksovskin. Në dëshmitë për procesin e 27 prillit, opinion pati mundësi të dëgjojë për rolin e tij në  organizimin e  së ejtes së përgjakur", tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.
 
Mançevski thotë se e mira e qeverisë teknike është se  dëshmon realitetin se regjimi i  mëhershëm nuk do të mundet të kthehet përsëri në skenën politike dhe kjo sipas tij, do të merr fund në zgjedhjet e 12 prillit.
 
NERMIN MULAKI EJZULLAHU