Maqedoni
Deskovska i shkruan VMRO-së dorëzoni amandamente për ligjin e prokurorisë
02.02.2020 16:28
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska i ka dorëzaur letër VMRO-së...

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska i ka dorëzaur letër VMRO-së, në të cilën i kërkon që nëse vlerësojnë se teksti I propozimligjit të prokurorisë ka nevojë për ndryshime, të përqëndrohen në përgaditjen e amendamenteve. Vetëm kështu do të dëshmojnë se janë të gatshëm ti vendosin interesat e euro integrimeve para interesave personale të personave të akuzuar deh të dyshuar për kriminalitet nga rradhët e tyre, vler;son Deskovska.
VMR-DPMNE: Implementoni vërejtjet e ekspertëve
Por VMRO-DPMNE insiston në kërkesën që në ligjin e prokurorisë të inkorporohen vërejtjet e ekspertëve nga debati publik. Njëherit VMRO refuzon të dorëzojë amendamente për propozimin e minsitrisë së drejtësisë.
"Të kërkosh një ligj ku përveç departamentit aktual për krimin dhe korrupsionin, ku do të shtohet vetëm një fjalë dhe do të jetë e njëjta, dhe ku të gjithë ata të PSP-së do të vendosen brenda, përfundimisht është nebuloze. Më pas të ketë buxhet financiar disa herë më të madh se pjesa tjetër e stafit të prokurorisë. Çfarë mesazhi dërgojmë sa i përket sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor? Nëse kjo duhet të jetë pikë referimi se si duhet të zhvillohet shteti, atëherë është më mirë të mos e sjellim këtë zgjidhje ligjore.”- tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Ligji i prokurorisë do të miratohet
Nga LSDM shpresojnë se ligji I prokurorisë do të miratohet pa e përjashtuar mudësinë që të përpiqen ta miratojnë ligjin duke siguruar 80 vota të deputetëve pa VMRO-DPMNE-në.
"Ende jam optimist se ligji i Prokurorisë Publike do të miratohet pa marr parasyshë sjelljen e VMRO-DPMNE-së dhe nuk do të bllokohet ardhmëria evropjane e shtetit."- tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.
Të hënën pritet që sërish të takohen grupet e punës në përpjekjen e rradhës që ta dakordojnë versionin e projektligjit.
FITIM KRYEZIU
