Maqedoni
Keqpërdorimet përmes rrjeteve sociale, Geci: Më shumë kujdes për fëmijët, janë pre e lehtë
02.02.2020 17:30
Rrjetet sociale marin pjesën më të konsiderueshme të kohës të të gjithëve ne...

Rrjetet sociale marin pjesën më të konsiderueshme të kohës të të gjithëve ne, por ata që ekspozohen më shumë ndaj rreziqeve që vijnë nga rrjetet sociale janë fëmijët dhe adoleshentët. Përdorimi I shumtë i mediave sociale , i ekspozon fëmijët ndaj disa sjelljeve si: ngacmimi kibernetik, dërgimi i mesazheve me përmbajtje eksplicite, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, diskriminimi etj.
Psikologët u apelojnë prindërve të kenë më shumë kujdes për kohën që fëmijët e tyre kalojnë në rrjetet sociale. Psikologia Jona Geci thotë për TVM 2 se rrjetet sociale për fat të keq janë kthyer në vendin ku adoleshentët shumë shpesh bien pre e keqpërdorimeve të cilat lënë shumë pasoja në mbarëvatjen e zhvillimit psikologjik të fëmijëve.
"Shpesh herë ka ndodhur që këta fëmijë dhe adoleshent të bien pre e këtyre personave të cilët kanë menaxhuar keq me informacionet që kanë marrë dhe jo pak ka raste ka që kanë ndodhur, që fëmijët apo adoleshentët kalojnë edhe depresione të ndryshme, pikërisht nga komunikimi me këta individë nga marrja e informacioneve prej tyre që mund të jenë të informacione të dhunshme, që mund të jenë informacione të cilat kanë një përbërje dhe përmbajtje që nuk duhet ti konsumojnë kjo grup moshë e individëve.", tha Fatjona Geci, psikologe.
Qytetarët: S‘ua ndalim dot fëmijëve internetin, i kontrollojmë
Qytetarët e anketuar nga TVM2, pranojnë se fëmijët rrinë shumicën e kohës në internet. E për shumë prej tyre, fajin për këtë e kanë vetë prindërit.
"Dështim edhe për prindërit edhe për fëmijët që i lejojnë, por më vonë do I shofin pasojat se çfar ndodh me fëmijët e tyre"....
"Ka punë të mira dhe të këqija në internet. Tek fëmijët e mi kam kontroll se për çfarë e përdorin internetin. Por sa më pak duhet të përdoret interneti"....
"Është i tepërt përdorimi por koha e ka bërë të vetën. Kam qasje tek fëmijët se për çfarë e përdorin. Kam fëmijët në shkollë të mesme, deri tani nuk kanë hasur në ndonjë problem. Unë sa I shof më shum interesohen për cështjet mësimore, se ka raste edhe kur keqpërdoren, port e fëmijët e mi jo, deri tani s’ka ndodhur." thanë qytetarët.
Të gjithë e kemi të qartë se nuk mund t’i largojmë tërësisht fëmijët nga rrjetet sociale . Por ne mund t’i edukojmë ata që të mos ekspozojnë së tepërmi të dhëna personale nëpër këto rrjete e sidomos që të mos bëhen pjesë e grupeve të pakontrolluara, ku të dhënat e tyre mund të keqpërdoren. E nëse vërejnë keqpërdorime të tilla, është mirë që fëmijët të dinë se ka organe kompetente ku mund të paraqesin rastet dhe prindërit nuk duhet të ngurojnë që bashkë me fëmijët të paraqesin në polici cdo keqpërdorim eventual që mund të vërejnë në rrjetet sociale të fotove apo të dhënave të fëmijëve të tyre.
GYLTENE SINANI
