Maqedoni

Statusi i Ohrit në UNESKO, Beqiri: Është punuar që Ohri ta ruajë statusin

02.02.2020 18:31

Lajmi para gjysëm viti se rajoni i Ohrit mund të gjendet në listën e trashigimeve botërore të rezikuara të UNESKO-s....

Lajmi para gjysëm viti se rajoni i Ohrit mund të gjendet në listën e trashigimeve botërore të rezikuara të UNESKO-s,  alarmoi autoritet e vendit për atë se cfarë po ndërtohet në zonat e mbrojtura. Ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur nga UNESKO ne rajonin e Ohrit ishin arsyja që kjo organizatë dha afat që deri më 1 shkurt të  implementohen 19 rekomandime  nëse vendi dëshiron të mbetet në listën prestigjioze.
 
Zëvendës ministri i transportit dhe lidhjeve Sadik Beqiri thotë për TVM2, se institucionet kompetente gjatë gjithë kësaj periudhe kanë punuar për të përmirësuar situatën në terren me qëllim që Ohri të mbetet në listën e trashigimisë botërore.
 
"Më kritike është zona reth liqenit me thellesi deri 50 metra dhe  pjesa qëndrore e qytetit. Kanë punuar në këtë drejtim Komuna e Ohrit,Strugës, Debarcës, ministria e kulturës, ministria e mbrojtjes se mjedisit dhe ekipet e Uneskos. Janë bërë inventarizimi i gjith objekteve egzistuese me leje, forma, madhësia, lloji dhe lokacioni. Do të formohet plan veprimi i cili do të jap kornizat e veprimit edhe të ndërtimit edhe të legalizmit."- tha Sadik Beqiri, zv/ ministrër i transportit dhe lidhjeve.
 
Qyra: Moratoriumi ka dëmtuar kompanitë dhe qytetarët 
 
Por Afaristi Mendi Qyra vlerson se moratoriumi që u soll si pasojë e ndërtimeve pa leje rreth bregut të liqenit, demton si kompanitë ashtu edhe qytetarët të cilët ndërtojnë në pjesën tjetër të qytetit. Në Biznes Plus në TVM 2, Qyra u shpreh skeptik se ky problem mund të zgjidhet për një periudhë të shkurtër.
 
"Investimi në ndërtimtari është shumë i madh, një kompani blen një truall dhe investon disa milionë, në atë moment sillet moratorium se dikush ka ndërtuar pa leje dhe t’i duhesh të ndërpresish ndërtimin ndërsa nga ana tjetër dëmtohen kompanitë por edhe personave të cilët nuk e kanë zgjidhur statusin e banimi. Jam skpetik se do të zgjidhet dicka  për arsye se ndërtimet rreth bregut të liqenit janë aq të mbingrakuara vështirë se për kaq periudhë kohore do të zgjidhet ky problem."- tha Mendi Qyra, afarist.
 
Qeveria gjatë javës së kaluar, miratoi raportin për nivelin e realizimit të rekomandimeve dhe aktivitetet e ndërmarra për mbrojtjen e statusit e cila do ti dërgohet UNESKO-s. Gjitashtu edhe ekipe të UNESKO-s ditëve të fundit kanë inspektuar punimet në teren. Nga raporti dhe vizita e përfaqësueve të UNESKO-s,  në qershor do të vendoset  nëse Ohri do të mbetet në listën e mbrojtur apo do të kalojë në listën e  pasurive kulturore dhe natyrore në rrezik.
 
GAZMEND KURTISHI