Botë

Sulm terrorist në Londër, policia qëllon për vdekje atentatorin

02.02.2020 19:48

Një ngjarje e rëndë tronditi Londrën këtë pasdite teksa një person plagosi...

Një ngjarje e rëndë tronditi Londrën këtë pasdite teksa një person plagosi me thikë disa të tjerë në rrugën Streatham High Road.
 
Më pas forcat e policisë e qëlluan me armë zjarri për vdekje agresorin.
 
Sipas BBC, ngjarja është konsideruar si sulm terrorist ndërkohë që nuk bëhet ende e ditur identiteti i agresorit.
 
Personat e plagosur u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihën e parë.
 
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj./Oranews