Turqi, vriten dhjetëra ushtarë sirianë
03.02.2020 11:00
Turqia vrau dhjetëra trupa të Qeverisë siriane..

Turqia vrau dhjetëra trupa të Qeverisë siriane, pasi katër ushtarë të saj u vranë nga granatimet në veriperëndim të Sirisë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan i bëri thirrje Rusisë që të mos përfshihet, derisa forcat turke të hakmerren kundër forcave siriane.Forcat e Qeverisë siriane po përpiqen të rikthejnë nën kontroll Idlibin dhe disa pjesë të Alepos, që janë bastion i fundit i rebelëve anti-qeveritarë.
Forcat turke ka kohë që janë vendosur në disa zona të rebelëve për të monitoruar një armëpushim të mëparshëm.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Sirisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.
