Ligji për PTHP-në, tentim i ri për dakordim
Për sot është caktuar takim i ri i grupeve punuese...

Për sot është caktuar takim i ri i grupeve punuese për tejkalimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurori Publike.
Sipas paralajmërimeve, fillimisht planifikohen takime individuale, ndërkaq më pas edhe të grupeve punuese të përbëra nga përfaqësues të partive parlamentare dhe ekspertëve, në përpjekje që të harmonizohet versioni i propozim-ligjit që më vonë do të miratohet në Kuvend.
Pushteti dhe opozita vazhdojnë të kenë dallime rreht ligjit të Prokurorisë.
Ministreja e drejtësisë Renata Deskoska i ka kërkuar me shkrim VMRO-DPMNE-së që të dorëzoj amendamente rreth ligjit të prokurorisë. Por kjo e fundit refuzon të dorëzojë amendamente, pasi i kërkon minsitrisë së drejtësisë të inkorporoj në tekst vërejtjet e ekspertëve.
Nga ana tjetër LSDM vazhdon të shpresojë se ligji i prokurorisë do të miratohet para shpërbërjes së kuvendit.
