Maqedoni

SH. F. “Liria”, do të kursejë 48 % energji për ngrohje

02.10.2014 18:11

Shkolla fillore “Liria” do të kursejë afër 48 % energji për ngrohje, kjo falë projektit për efikasitet energjetik...

Shkolla fillore “Liria” do të kursejë afër 48 % energji për ngrohje, kjo falë projektit për efikasitet energjetik që realizohet në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe kompaninë austriake “Krobath”, e cila merret në mënyrë profesionale me efikasitetin energjetik.
 
“Kemi të bëjmë me një projekt i cili është realizuar në sh. f. “Liria”, si rrjedhojë e bashkëpunimit të Komunës Çair dhe ndërmarrjes austriake “Krobath”, projekt përmes të cilit ngritet niveli i efikasitetit energjetik përmes inkorporimit të teknologjive të reja dhe kontrollimin e distribuimit”- deklaroi përfaqësuesi i  kompanisë “Krobath Grup” –Austri, Ferdinand Krobath.
 
“Kemi realizuar një projekt në shkollën fillore “Liria” në Komunën e Çairit, në të cilën përmes efikasitetit energjetik planifikojmë që analizave të bëra teknologjive të reja dhe planifikimit të ri të shpërndarjes të energjisë të kemi një kursim të energjisë prej 48%, apo në qoftë  se e marrim në litra të naftës, për shfrytëzimin e energjisë elektrike nga 38 mijë e 820 litra parashihen të kursehen 16 mijë e 220 litra naftë. Është një kursim marramendës në interes të Komunës së Çairit dhe e zmadhon efikasitetin e përdorimit të energjisë”- tha kryetari i Këshillit në Komunë të Çairit, Zahir Bekteshi.
 
Edhe pse ky është trend në botën moderne apo në perëndim dhe është obligim ligjor, në Maqedoni stagnon për sa i përket çështjes së efikasitetit  energjetik, thotë Bekteshi. Sipas tij, duhet të merren masa  koform rregullativave ekzistuese për shqyrtimin e këtij  projekti, me qëllim që të njihemi me kursimet nga kjo energji.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI