Uashington, gjykimi i Trumpit, vendimi këtë javë
Argumentet përfundimtare në gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...

Argumentet përfundimtare në gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të nisin në Senat.
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga demokratët, e ka fajësuar Trumpin për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.
Akuza formale e demokratëve thotë se Trump “i ka shfrytëzuar kompetencat e tij zyrtare për t’i bërë presion Qeverisë së Ukrainës, që të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, në favor të përfitimit të tij personal”.
Trump e mohon çdo keqbërje dhe hetimet kundër tij i cilëson si “gjueti shtrigash”. Senati, i cili udhëhiqet nga Partia e tij Republikane, pritet ta shpallë të pafajshëm atë. Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedura të shkarkimit.
