Vetingu në gjyqësor, Zdravev: Mos mbetemi pa gjykatës, si në Shqipëri
Kreu i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev....

Kreu i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, kërkon kujdes gjatë vetingut në gjyqësor, që të mos ndodhë si në rastin e Shqipërisë, ku vetingu la gjyqësorin pa gjykatës.
Pa zbuluar numrin e saktë të kërkesave për verifikimin e pronave të gjykatësve, të dërguara në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Zdravev tha se intensivisht po punohet në grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm, para se të procedohen kërkesat për përgjegjësitë të gjykatësve.
“Është më mirë që të mos ketë fare gjykatës, sesa të kemi gjykatës të korruptuar. Por, nuk duhet harruar se duhet të kemi shumë kujdes që të mos na ndodhë ajo që i ndodhi Shqipërisë, të vijmë deri në situata që të mbetemi pa gjykatës. Për këtë arsye them se vetingu kërkon rregullim decid të normativës se si i njëjti do të realizohet.”,- tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.
“Perandoria” në duart e Këshillit Gjyqësor, hetohet përfshirja eventuale e Kacarskës
Këshilli Gjyqësor, ndërkohë, do të shqyrtojë kërkesën e gjykatëses, Dobrilla Kacarska, për të konstatuar përfshirjen e saj eventuale në rastin “Perandoria”, pasi prokurorja, Lile Stefanova, në gjykim për rastin “Zhvatja”, përmendi se përmes një prokurori tjetër, Kacarska ka ushtruar presione kur është vendosur për paraburgimin e Orce Kamçevit.
“Më 31 janar, në Këshillin Gjyqësor është dërguar kërkesë nga Dobrilla Kacarskën, për vërtetimin e përfshirjes eventuale të saj në këtë rast. Kjo është hera e parë që gjyqtarja të ngrit procedurë për vetën, por Këshilli Gjyqësor me seriozitet dhe përkushtim të madh do të shqyrtojë këtë rast.”,- theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.
Deri te Këshilli Gjyqësor ka arritur edhe kërkesa për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësve për arratisjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, po Zdravev nuk deshi të precizojë se kur e njëjta do të shqyrtohet. Puna e Këshillit Gjyqësor u analizua sot në një konferencë në Shkup. (Rexhep Qamili, TVM2)
