Botë
Londër, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin
03.02.2020 15:41
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësi për sulmin me thikë në Londër...

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësi për sulmin me thikë në Londër, njoftoi sot agjencia e lajmeve të këtij grupi Amaq.
“Sulmuesi në lagjen Streatham në jug të Londrës është një luftëtar i ISIS-it që i është përgjigjur thirrjes sonë për të sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit”, thuhet në deklaratë.
20-vjeçari, Sudesh Amman, u qëllua për vdekje nga policia pasi goditi me thikë njerëz në një rrugë të frekuentuar në Londër të dielën. Ai u burgos në vitin 2018 për veprimtari terroriste dhe u la i lirë pasi vuante gjysmën e dënimit të tij me tri vjet burg. Kur policia kontrolloi kompjuterin dhe celularin e tij, ata zbuluan se ai ishte duke shkarkuar materiale për të bërë pajisje eksplozive dhe kryerjen e sulmeve terroriste, thanë prokurorët.
