Maqedoni

Kanabisi për qëllime mjekësore, Tuxharov: Të sillet ligji, të na lejohet eksporti

03.02.2020 16:52

Prodhuesit e kanabisit mjekësor kërkojnë sjelljen urgjente të Ligjit për Kontroll të Mjeteve Narkotike dhe Substancave Psikotrope...

Nga “Replek Farm” thonë se prodhuesit e kanabisit mjekësor në RMV kanë vendosur një rekord botëror me 18% CVD.
 
Kërkojnë t’u lejohet eksporti e fajësojnë ligjvënësit që tashmë 3 vjet vonojnë sjelljen e ligjit.  
 
“Nuk ka rëndësi që funksionarët kanë fusha për kanabis, me rëndësi është se a e respektojnë ligjin. Nëse nuk sillet ky ligj, humbasim të ardhura të konsiderueshme.”,- tha drejtori i përgjithshëm i “Replek Farm”, Ivan Tuxharov.
 
Në pyetjen përse pacientët ende blejnë vaj kanabisi në tregun e zi, Tuxharov thotë se nuk ka mundësi që të ndalen shitjet e tilla, por mund të zvogëlohen.
  
“Tregu i zi prodhon TSN në kushte ndryshe nga ne. E dini ku është problemi, problem ka kur ministri i shëndetësisë ulet e diskuton me ata njerëz për ligjin.”,- tha drejtori i përgjithshëm i “Replek Farm”, Ivan Tuxharov.
 
I pyetur përse mjekët nuk japin receta me prodhimet e Kompanisë “Relkek”, Tuxharov thotë se ata ende nuk janë të bindur për prodhimet e tyre, e për këtë duhet diskutuar më shumë me mjekët.
 
Në bashkëpunim me një partner gjerman, “Replek Pharm” investon në një fabrikë të re të specializuar, me teknologjinë më të lartë dhe të dizajnuar rreptësisht për të prodhuar produkte që përmbajnë ekstrakte kanabisi.
 
Në 19 vitet e fundit, prodhimet e tyre shiten në 30 shtete, së shpejti do të hapet edhe një fabrikë e re mes Tetovës e Gostivarit e një tjetër në Strumicë ose në Dojran. Paralajmëruan se produktet “Canoil” do të plasohen edhe në tregun amerikan. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI