Ekonomi
Mungesa e fuqisë punëtore, OEM: Disa kompani ndërtimore do të mbyllen
03.02.2020 17:24
Edhe pse ky vit pritet të jetë një nga më të suksesshmit për ndërtimtarinë....

Edhe pse ky vit pritet të jetë një nga më të suksesshmit për ndërtimtarinë, një pjesë e kompanive do të duhet të mbyllen për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, thonë nga OEM. Nga atje shtojnë se kompanitë do të mbeten jofunksionale nëse vendi nuk miraton dhe harmonizon në kohë ligjet dhe aktet nënligjore me standardet europiane si dhe nuk pranon euro-kodet.
“Emigrimi nga vendi ka zvogëluar numrin e punëtorëve në ndërtim. Tashmë përveç punëtorëve kemi mungesë edhe të inxhinierëve, kjo është edhe arsyeja pse për ndërtuesit është bërë prioritet sjellja e Ligjit të ri për Marrëdhënie Pune, i cili duhet të sigurojë më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për punëtorët dhe pagesën e punës shtesë.”,- tha kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Andrea Serafimovski.
Një pjesë e kompanive ndërtimore me hyrjen në BE do të mbesin jashtë tregut për shkak se nuk do të punojnë me standardet evropiane dhe nuk do t’i kenë të implementuar euro-kodet.
“Rregullat e deritanishme nuk ishin jocilësore, arsye e vetme për sjelljen e eurokodeve është që të barazohemi në kriteriumet se si i projektojmë objektet me Europën, që të mund një projektues prej Gjermanisë, i cili do të vijë në Maqedoni, të jetë kompatibil dhe të mundet të projektojë, nëse ne vetëm i ofrojmë anekset nacionale.”,- tha kryetarja e Shoqatës së Konstruktorëve, Meri Cvetkovska.
Nga Oda e Ndërtimtarëve janë të kënaqur që edhe përskaj largimit të popullatës, banesat po shiten, ndërsa çmimet lëvizin rreth 1000 euro për një metër katror në komunën Qendër, ndërsa në qytetet tjera çmimet janë më të ulëta.
GAZMEND KURTISHI
