Maqedoni
Sot mot me diell, nesër ftohtë, me shi, borë dhe me erë
04.02.2020 09:02
Mot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme kryesisht të borës...

Mot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme kryesisht të borës, ndërsa në pjesët juglindore me shi dhe erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht përgjatë Luginës së Vardarit, paralajmërojnë prej nesër meteorologët.
Vranësirat do të rriten në orët e mbrëmjes, duke filluar nga veriu dhe do të ketë reshje të shiut, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e fuqishme veriore që do të kushtëzojë rënie të dukshme të temperaturave, kështu që në gjysmën e dytë të natës reshjet në disa vende do të kalojnë në borë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -2 deri në 8 gradë Celsius.
Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, në pjesët perëndimore përkohësisht do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri 20 gradë.
Në Shkup mot me diell, me vranësira mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Vonë pasdite era do të ndryshojë në drejtimin veriperëndimor dhe do të përforcohet. Në orët e mbrëmjes dhe të natës do të ketë reshje të shiut, kohë pas kohe më intensive. Në gjysmën e dytë të natës reshjet edhe në Fushëgropën e Shkupit do të kalojnë në reshje të borës.
Temperatura maksimale do të arrijë 16 gradë Celsius.
