Botë
Hong Kongu shënon viktimën e parë nga koronavirusi
04.02.2020 11:24
Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, jashtë territorit të Kinës...

Hong Kong raportoi për një vdekje nga ky virus, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 420 njerëz dhe është përhapur në gjithë botën.
Viktima e parë jashtë Kinës ishte një pacient në Filipine, i cili e kishte vizituar qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit. Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë u rrit në mbi 20.000 raste. Raste të reja u raportuan në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një pacient në Kaliforni, i infektuar përmes kontaktit të afërt me dikë që e kishte marrë virusin në Kinë.
"Presim që të kemi më shumë raste të përhapjes së virusit nga personi në person", tha, Nancy Messonnier, nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Autoritet besojnë se virusi është shfaqur në një treg në Vuhan të Kinës. Virusi transmetohet nga njeriu në njeri përmes grimcave që lëshohet nga kollitja dhe teshtima dhe periudha e inkubacionit të virusit, besohet se zgjatë nga një deri në 14 ditë. Ka indikacione se virusi mund të përhapet te njerëzit para se të shfaqet ndonjë simptomë.
