Botë

Shemben shkallët, humbin jetën 14 nxënës

04.02.2020 13:28

Të paktën 14 nxënës kanë humbur jetën pas një rrëmuje që u shkaktua në një shkolle fillore në Nairobi të Kenias...

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare fëmijët u zunë poshtë nga turma. Mësohet se ata sapo kishin mbaruar mësimin kur ndodhi ngjarja.
 
Numrin e viktimave e ka konfirmuar edhe ministri i Edukimit, George Magoha, i cili u shprehu ngushëllimet prindërve. Ndërkohë 40 nxënës të tjerë mbetën të lënduar, disa prej tyre rëndë sipas BBC-së.
 
Shkaku i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Policia ka nisur një hetim dhe dyshohet se janë shembur shkallët çka detyruar nxënësit të vrapojnë. Të tjera media raportojnë se disa prej fëmijëve kanë rënë nga kati i tretë ndërkohë që vraponin./tvklan.al