Maqedoni

Subvencione për turizmin dhe zejtarinë, Bekteshi: Financim deri në 50% të shpenzimeve

04.02.2020 15:41

Ministria e Ekonomisë ka filluar me shpalljen e thirrjeve publike që kanë të bëjnë me subvencionimin....

Ministria e Ekonomisë ka filluar me shpalljen e thirrjeve publike që kanë të bëjnë me subvencionimin e programeve në fushën e turizmit, zejtarisë dhe efikasiteti energjetik. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se edhe për këto masa ndarja e kompensimit do të bëhet sipas parimit “I pari vjen, i pari shërbehet”.
 
“Me këtë masë do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit deri në 50% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 180.000 denarë për furnizimin e pajisjeve dhe veglave,  rregullimin dhe përmirësimin e hapësirës afariste. Sa i përket fushës së turizmit, janë shpallur thirrje publike për tre masa edhe atë subvencione për amvisëritë e fshatit, për mbështetjen e manifestimeve, projekte dhe biznes forume në interes të zhvillimit të turizmit dhe për paraqitjen e interesit nga ana e objekteve hotelerike për akomodimin, për pritjen e miqve dhe për masën e pushim për punëtorë me të ardhura të ulëta.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Nga e mërkura shpallet edhe thirrja që ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta për amvisëritë. Risi në programet vjetore të Ministrisë së Ekonomisë këtë vit është edhe thirrja për subvencionimin e shpenzimeve deri në 75 për qind për angazhimin e çirakëve, qëllimi i së cilës është punësimi i të rinjve.
 
ZEKIRJA MEXHITI