Maqedoni
Osmani: Mbështetja dhe monitorimi nga OSBE-ja, garanci për cilësinë e procesit zgjedhor
04.02.2020 16:09
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani....

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti sot takim pune me përfaqësues e Misionit të OSBE-së në vend, kryesuar nga ambasadori, Klemens Koja.
“Mbështetja nga ana e Misionit të OSBE-së, ka rol posaçërisht të rëndësishëm kur flitet për zgjedhje, duke paraqitur autoritet të rëndësishëm me shkallë të lartët besimi në veprimtarinë shumëvjeçare.Askush nga ne nuk ka dyshim se mbajtja e zgjedhjeve fer, demokratike dhe kompetitive, krahas rëndësisë së përgjithshme të zhvillimit demokratik të vendit, është edhe parametër kryesor në të cilën vendet- anëtare të BE-së do ta vlerësojnë pjekurinë e vendit para vendimit të tyre për fillimin e negociatave për aderim në samitet pranverore”, theksoi Osmani.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mënyrat dhe aktivitetet të cilët do t’i merrnin për përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve, në drejtim të zbatimit në përgjithësi të shënimeve dhe rekomandimeve në Raportet e rregullta të OSBE/ODIHR-së.
Osmani referoi edhe për vizitat e realizuara në institucionet shtetëror kompetente për zbatimin e zgjedhjeve. Edhe takimi i sotëm është pjesë e sërë vizitave institucionale në institucione dhe organizata që janë përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, në drejtim të realizimit të obligimit për zgjedhje korrekte, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.
