Maqedoni

Mizrahi akuzon Shkrieljin: Po partizon institucionet, situata është alarmante

04.02.2020 16:47

Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale, Rashela Mizrahi...

Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale, Rashela Mizrahi, përsëri ka akuzuar zëvendësen e saj, Sanella Shkriejl, për pengesa në punë dhe partizim të institucioneve. Duke e cilësuar situatën si alarmante, Mizrahi akuzon Shkrieljin se me mesazhe në njërën nga aplikacionet për komunikim nëpërmjet kabinetit të saj, po i udhëzon drejtorët dhe udhëheqësit e qendrave për punë sociale të përgjigjen pozitivisht në ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje Sociale si pjesë e reformave sociale.
 
“Dëshmi për këtë presionin dhe jofunksionimin e reformës sociale janë edhe peticionet e arritura nga të punësuarit në qendrat për punë sociale me të cilat kërkohet ndryshimi i programit të ri për punë, që sipas tyre është tërësisht e papërshtatshme për punë me problematikën profesionale dhe për këtë shkak qendrat do të ngecin me punë.”,- deklaroi ministrja teknike për punë dhe politikë sociale, Rashela Mizrahi.
 
Mizrahi fton të gjithë drejtorët, udhëheqësit dhe punëtorët e qendrave sociale të lirohen nga frika, shtypja dhe presioni dhe të punojnë në mënyrë profesionale në përputhje me ligjin, duke i dhënë prioritet çdoherë nevojave të qytetarëve. 
 
LEUNORA KALIQI