Maqedoni
Kabineti i Shkrijeljit: Qendrat për Punë Sociale funksionojnë pa pengesa
04.02.2020 17:10
Kabineti i zëvendësministres për punë dhe politikë sociale, Sanella Shkrijelj...

Kabineti i zëvendësministres për punë dhe politikë sociale, Sanella Shkrijelj, ka reaguar pas akuzave të ministres teknike, Mizrahi.
“Qendrat për punë sociale funksionojnë pa asnjë pengesë. Të gjitha reformat që janë bërë në periudhën e kaluar sjellin vetëm beneficione të shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve. “Sistemi i punës dhe organizimi i Qendrave për Punë Sociale, është në proces të riorganizimit dhe përshtatjes së zgjidhjeve të reja ligjore. Procesit i ka paraprirë një analizë thelbësore për të cilën Ministria ka punuar me ekspertë vendas dhe të huaj, me mbështetje të Bankës Botërore, UNICEF-it dhe UNDP-së. Është konstatuar se është e domosdoshme të ndryshohet mënyra e organizimit të qendrave dhe të vendoset udhëheqje e integruar e rasteve, si metodë e punës”,- thuhet në reagim.
