Maqedoni
Zgjedhjet parlamentare, Mickovski: Shtyrja prodhon krizë politike. Spasovski: Nuk pres të ketë shtyrje
04.02.2020 18:01
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve të 12 prillit.
Sipas tij, çdo shtyrje eventuale nënkupton krizë të thellë politike në vend. Ai tha se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë në Kuvend propozim për shpërbërjen e kuvendit më 12 shkurt, nëse këtë nuk e bën shumica parlamentare.
“Ikja e nga zgjedhjet e Zoran Zaevit është ikje nga përballja me përgjegjësinë. Me këtë tregon se është i gatshëm që ta vejë gjithë shtetin peng vetëm që ta shpëtojë veten. Zoran Zaev ka një prioritet se si të shmangë përgjegjësinë nga skandalet të cilat rrotullohen rreth emrit të tij dhe qeverisë së tij. I qartë është se qëllimi i Zoran Zaevit i cili e di se do t’i humb zgjedhjet të përpiqet që t’i shtyjë dhe të shmangë përgjegjësinë.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Ndërkohë kryeministri teknik, Oliver Spasovski,beson se grupet parlamentare do të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjet ligjore dhe nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill.
“Unë pres që të mos ndodhë shtyrja e zgjedhjeve pasi që do të mbisundojë arsyeja se interesi nacional është më i rëndësishëm nga çdo lloj interesi personal dhe së fundmi çdo kush nga ne si politikan deputetë e të tjerë do të kuptojë se miratimni i zgjidhjeve ligjore do të thotë investim në ardhmërinë tonë.”,- tha kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
Ditë më parë Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se në rast se nuk miratohet propozim-Ligji për Prokurorinë Publike, Kuvendi nuk do të shpërndahet më 12 shkurt, pa cenuar datën e zgjedhjeve të 12 prillit.
NAIM RAMADANI
