Botë

Kameron sfidon gjykatën e Strasburgut

03.10.2014 14:39

Britania nuk do të jetë më anëtare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse kjo e fundit, me seli në Strasburg...

Britania nuk do të jetë më anëtare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse kjo e fundit, me seli në Strasburg, nuk do të bjerë dakord që Parlamenti britanik të ketë fjalën e fundit mbi vendimet e saj.

Deklarata është lëshuar nga kryeministri britanik, David Kameron. Kryeministri u ankua se vendimet e Strasburgut kanë ndaluar Britaninë të depërtoj militantë të dyshuar, duke këmbëngulur mbi të drejtat e njeriut në fushëbetejat e Afganistanit dhe duke lënë në fuqi të drejtën e të burgosurve për të votuar.

Sipas këtij propozimi, nëse konservatorët do të fitojnë një tjetër mandat për të qeverisur Britaninë në maj të vitit 2015, Mbretëria e Bashkuar do të miratojë një projektligj për të drejtat e njeriut, që do të përcaktonte aplikimin e të drejtave të njeriut në Britani.

Ndryshimet e propozuara nënkuptojnë që vendimet e Gjykatës Evropiane nuk do të jenë më efektive apo detyruese ndaj Gjykatës Supreme të Britanisë dhe se parlamenti “do të ketë të drejtën e vetos ndaj gjykimeve të Gjykatës së Strasburgut.