Maqedoni

Pendarovski në Poloni, Duda: Mbështesim RMV-në që të nis negociatat

04.02.2020 19:14

Maqedonia e Veriut pret nga vendet e BE-së sa më shpejt të sjellin metodologjinë e re për bisedimet për anëtarësim...

Maqedonia e Veriut pret nga vendet e BE-së sa më shpejt të sjellin metodologjinë e re për bisedimet për anëtarësim, deklaroi në Varshavë presidenti, Stevo Pendarovski, i cili u prit nga presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.
 
Ky i fundit tha se Bashkimi Europian duhet të jetë i hapur për të gjithë shtetet të cilat duan të jenë pjesë e kësaj aleance. 
 
“Për ne është e rëndësishme që sa më shpejt vendet anëtare ta paraqesin metodologjinë e re dhe nga samiti i radhës të marrim përgjigje pozitive gjatë kryesimit të Kroacisë me Bashkimin Europian. Ne jemi të gatshëm të pranojmë metodologjinë e re me qëllim që të kemi proces efektiv dhe me rezultate të duhura. Shpresojmë që mbështetja e Polonisë do të vazhdojë edhe më tutje në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
“I garantova Pendarovskit se do ta mbështesim hapjen e bisedimeve. Ambiciet e RMV-së për anëtarësim janë të mëdha dhe pres që bisedimet të fillojnë sa më shpejtë. Pres që në të ardhmen bashkëpunimet mes vendeve të rriten, ekonomia është sferë që mund të na sjellë përfitime dy vendeve dhe pres që sipërmarrësit tanë të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Duhet që shtetet e Ballkanit perëndimor sa më shumë të krijojnë lidhje me vendet e BE-së.”,- theksoi presidenti i Polonisë, Ikeandrzej Duda.
 
Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë bashkëpunuar edhe në krizën e migrantëve, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të thellohen edhe në sferën e ekonomisë, arsimit dhe shkencës, theksuan dy presidentët.
 
GAZMEND REXHEPI