Maqedoni

Virusi Korona, arrin në 425 numri i të vdekurve në Kinë. Filipçe: Kemi sasi të duhura të mjeteve mbrojtëse

04.02.2020 19:33

Numri i njerëzve të vdekur nga virusi i ri Korona ka arritur tashmë në 425...

Mbi 20 000 raste të prekura nga ai janë konfirmuar në 26 vende të botës. Edhe dy të rinj kroatë që janë kthyer nga Kina, dyshohet se kanë simptoma të virusin vdekjeprurës.

Në vendin tonë nuk ka raste të të infektuarve eventual. Ministria e Shëndetësisë thotë se është e përgatitur për t’u përballur me virusin.

Ministri, Venko Filipçe, thotë se nuk ka vend për panik te qytetarët. Potencoi se në institucionet shëndetësore janë bërë analizat e duhura për të parë nëse të njëjtat disponojnë me pajisje, materiale dhe barëra në sasi të duhura.

Institucionet do të  pajisen edhe me sasi tjera shtesë që eventualisht të jemi të gatshëm nëse vendi përballet me virusin e rrezikshëm.