Botë
Stuhia “Petra” iu afrua Ballkanit, pritet ndryshim drastik i motit
04.02.2020 20:09
Një front i fuqishëm i ftohtë ajror ka përfshirë shumë pjesë të Europës Qëndrore dhe Ballkanit Veriperëndimor...
Një front i fuqishëm i ftohtë ajror ka përfshirë shumë pjesë të Europës Qëndrore dhe Ballkanit Veriperëndimor, duke kushtëzuar reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore veçanërisht në viset kodrinore-malore.
Ky ndryshim i kushteve metereologjike në Europë do të përfshijë pasdite vonë, në mbrëmje dhe gjatë natës edhe vendin tonë. Priten fillimisht reshje shiu me vetëtima dhe bubullima, deri në rrebesh në disa zona , si dhe reshje bore fillimisht në viset kodrinore malore, pastaj edhe nëpër disa ultësira.
Cikloni i fuqishëm dhe fronti i ftohtë në kuadër të ciklonit do të na sjellin edhe erëra mjaft të fuqishme sonte dhe nesër. Pasi kaloi fillimisht gjatë ditës në Kroaci e Slloveni, cikloni pritet të sjellë në varësi të pozitës gjeografike, rreshje bore dhe shiu në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë e Mali të Zi.
Aktualisht si rezultat i këtij fronti dhe ciklonik, reshje të dendura bore kanë përfshirë sot shumë rajone alpine në Europë dhe shumë ultësira.
