Maqedoni
Një i punësuar në DAP Tetovë është arrestuar për marrje të ryshfetit
04.02.2020 20:33
Një i punësuar në DAP – Tetovë, sot rreth orës 12 e 30 minuta në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar...

Një i punësuar në DAP – Tetovë, sot rreth orës 12 e 30 minuta në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, është arrestuar nga zyrtarë policorë për shkak të kërkimit dhe marrjes së ryshfetit.
MPB kumtoi se bëhet fjalë për personin M.A (38), i cili i punësuar në DAP Tetovë ka kërkuar nga gostivarasi M.A, 300 euro për të mos ia mbyll objektin atij, pasi para një jave gjatë kontrollit në objektin janë konstatuar lëshime të caktuara ligjore.
“Mjetet e kërkuara paraprakisht janë përpunuar në krim-teknikë dhe i janë dhënë M.A, i cili ka tentuar të lirohet nga to, por ka qenë i kapur dhe i ndaluar në qëllimin. M.A është mbajtur në Stacionin policor Gostivar dhe në konsultim, si dhe koordinim me prokurorin publik nga PPTH Gostivar do t’i ngritet padi adekuate”, njoftojnë nga MPB./mia
