Botë

Nëntë të vrarë në një vend për video-lojëra në Meksikë

04.02.2020 21:05

Katër njerëz të armatosur kanë vrarë nëntë persona në një vend me video-lojëra në Meksikën perëndimore...

Katër njerëz të armatosur kanë vrarë nëntë persona në një vend me video-lojëra në Meksikën perëndimore,  me ç’rast mes viktimave ka tre fëmijë të moshës  prej 12, 13 dhe 14 vjet.
 
Prokurorët  në Miçoakan deklaruan se dy persona janë lënduar  në sulmin e kryer mbrëmë vonë. Sulmuesit me siguri  kanë kërkuar  qëllimet e tyre,  por pastaj  në mënyrë joselektive kanë  hapur zjarr ndaj të pranishmëve. Dy viktimat kanë pasur 17 përkatësisht 18 vjet.
 
Sulmi ka ndodhur mbrëmë në qytetin Uruapan, ku sulmues  të premten kanë sulmuar patrullën e policisë komunale me ç’rast humbi jetën  një polic, ndërsa dy të tjerë ishin plagosur.
 
Lufta mes dy narko-kartelëve e tronditi qytetin  tashmë disa vjet./mia