Botë

Kosova mbetet në krizë politike

03.10.2014 14:45

Kosova kaloi edhe një javë pa zgjidhje për krizën politike. Presidentja, Atifete Jahjaga..

Kosova kaloi edhe një javë pa zgjidhje për krizën politike. Presidentja, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar këto ditë maratonë takimesh me liderët e partive, por nga prononcimet e të dyja palëve është lënë të kuptohet se nuk ka zgjidhje.

Bllokun opozitar e ka revoltuar edhe më shumë shtyrja e seancës së kuvendit, e paraparë më 2 tetor, në të cilën do të provohej për herë të tretë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij institucioni. Pa përmbylljen e kësaj pike, nuk do të mund të vazhdohet me formimin e institucioneve të tjera, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Blloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje thotë se ka shumicën për të zgjedhur kryetarin, por Gjykata Kushtetuese i ka dhënë këtë të drejtë partisë fituese–PDK-së.

Kjo e fundit nuk ka pasur vota të mjaftueshme në seancën e kaluar të kuvendit për të zgjedhur kryetarin.