Botë
Trump nuk ia dha dorën, Pelosi grisi fjalimin e Trumpit
05.02.2020 11:27
Fjalimi vjetor i presidentit në Dhomën e Përfaqësuesve u shënua me dy momente të tensionuara...

Fillimisht, presidenti Trump nuk ia dha dorën Pelosit pasi kjo e fundit e zgjati dorën për ta përshëndetur atë pasi e pranoi një kopje të fjalimit vjetor. Duket se ky gjest e nervozoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila e grisi kopjen e fjalimit në kohën kur presidenti po e përmbyllte fjalimin dhe po merrte duartrokitje nga zyrtarët e pranishëm.
Përmes një deklarate, Pelosi e kritikoi presidentin Trump se nuk ka ofruar rehati për familjet që kërkojnë mundësi të mira për kujdes shëndetësor dhe se nuk ishte i sinqertë kur foli për politikat e kujdesit shëndetësor, shkruan “The Guardian”.
“Javën e ardhshme, kur presidenti ta paraqesë buxhetin e tij, populli amerikan do ta shohë realitetin e qartë të agjendës së tij”, thuhet në deklaratën e saj.
Në këtë dokument gjithashtu thuhet: “Buxheti federal duhet të jetë deklaratë e vlerave tona kombëtare dhe presidenti në mënyrë pikëlluese ka dëshmuar se nuk e vlerëson shëndetin e mirë të popullit amerikan.” Shtëpia e Bardhë reagoi ndaj gjestit të Pelosit, duke thënë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tregoi mungesë respekti për mysafirët që ishin ftuar nga Trumpi për ta dëgjuar fjalimin e tij.
