Botë
Kinë, rreth 500 të vdekur nga virusi Korona
05.02.2020 11:52
Rreth 500 persona kanë vdekur në Kinë si pasojë e shpërthimit të virusit Korona të ri...

Rreth 500 persona kanë vdekur në Kinë si pasojë e shpërthimit të virusit Korona të ri, derisa është raportuar për 24,324 raste të prekura nga ky virus deri më 4 shkurt.
Të gjitha 65 vdekjet e reja janë raportuar në provincën Hubei, duke rritur numrin e viktimave në 490. Kjo ditë ka shënuar shifrën më të lartë të vdekjeve prej kur ka shpërthyer virusi në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor. Miliona kinezë janë urdhëruar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, derisa pjesa më e madhe e provincës Hubei, që ka 50 milionë banorë, tashmë është izoluar.
