Botë

Putin tërheq 25 miliardë dollarë nga bankat

05.02.2020 12:29

Ministria e Financave në Rusi tërhoqi 25 miliardë dollarë nga dy bankat kryesore në vend gjatë muajit dhjetor...

Ministria e Financave në Rusi tërhoqi 25 miliardë dollarë nga dy bankat kryesore në vend gjatë muajit dhjetor, në kuadër të një programi stimulimi të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin, raporton Reuters.
 
Në maj të vitit 2018, menjëherë pas rizgjedhjes së tij, Putin njoftoi një plan shpenzimesh prej 400 miliardë dollarësh për sektorët, përfshirë infrastrukturën, strehimin dhe shëndetësinë. Kjo sipas tij për të çuar ekonominë ruse në pesë më të mirat në botë deri në vitin 2024.
 
Por projekti hasi në vështirësi dhe muajin e kaluar Putin emëroi një qeveri të re për t'u përqëndruar në realizimin e qëllimeve strategjike.
 
Ministria e Financave në dhjetor tërhoqi 868 dhe 684 miliardë dollarë, përkatësisht nga bankat Sberbank dhe VTB.
 
Në të njëjtën kohë, shpenzimet buxhetore u rritën në 3.3 trilionë dollarë nga 1.4 trilionë në nëntor, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
 
Në janar, Raiffeisenbank, pasi analizoi të dhënat e bankës qendrore, nxori në pah një rënie të ngjashme në fondet e ministrisë të depozituara pranë bankave, duke thënë se nevoja për të shpejtuar në shpenzimet strategjike ishte arsyeja kryesore./Ora News