Maqedoni
671 raste sociale kanë kërkuar ndihmë juridike falas
03.10.2014 14:51
Shoqatat e autorizuara për ndihmë juridike falas, nga shkurti i vitit 2014 deri më sot kanë siguruar ndihmë juridike për 671 qytetarë që janë në gjendje të vështirë sociale dhe kanë probleme juridike...

Ndihma ligjore përfshin dhënien e informacioneve ligjore dhe këshilla ligjore për qytetarët.
Nga këto edhe pse të gjitha në buzë të varfërisë, vetëm 86 persona kanë plotësuar kushtet e përcaktuara për të kërkuar ndihmë nga shteti, sigurimin e avokatit, të cilin do ta paguajë shteti sipas Ligjit për Ndihmë Juridike Falas.
Vetëm 3 për qind apo 19 persona nga gjithsej 671 e kanë shfrytëzuar të drejtën për qasje të barabartë te institucionet e sistemit për ndihmë efikase.
Nga shoqatat apelojnë që Ministria e Drejtësisë t’i marrë parasysh angazhimet e qeverisë për mbrojtje më efikase dhe institucionalisht të koordinuar për ndihmë juridike dhe të fillojnë urgjentisht me procesin për ndërrimin e sistemit për ndihmë falas juridike.
