Maqedoni
Komuniteti energjetik propozon që KRRE të ketë statusin e vëzhguesit në ACER
05.02.2020 15:10
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë propozon që KRRE të ketë statusin e vëzhguesit në Agjencinë për Bashkëpunim të Rregullatorëve Energjetikë....

Kjo sepse KRRE i ka plotësuar të gjitha kriteret e legjislacionit evropian të energjisë, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski. Rekomandime të marra nga komuniteti i energjetikës për tre-katër muajt e fundit, thotë Bislmiovski, tregon se vendi ynë radhitet në të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.
“Kjo do të thotë se Komisioni Rregullator i Energjisë është në të njëjtin nivel me Komisionin Rregullator të Energjisë në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Veçanërisht, gëzon fakti që edhe Sekretariati i Komisionit Evropian gjithashtu konstaton se ne jemi organi i parë rregullator në rajon i cili ka sjellë ueb mjete, në të cilën të gjithë konsumatorët do të jenë në gjendje t’i krahasojnë ofertat e tyre të energjisë nga furnizuesit.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Rekomandimi i KE-së gjithashtu është dërguar në ACER me qendër në Ljubljanë, e cila është një shoqatë e organeve rregullatore evropiane të ngritura nga BE mbi një bazë të veçantë, sesa vullnetare. Letra rekomandon që KRRE të bëhet vëzhgues në ACER, që do të thotë se kemi të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjitha vendet anëtare të BE-së, thjesht nuk do të kemi të drejtë të votojmë. Kështu, stafi dhe ekspertët tanë të KRRE-së do të jenë në gjendje të marrin pjesë në të gjitha grupet e punës në ACER mbi baza të barabarta, tha Bislimoski.
SEDAT SELIMI
