Maqedoni
“TVSh-ja ime”, DAP fillon pagesat për tremujorin e dytë
05.02.2020 15:41
DAP ka filluar me pagesat e parave nga “TVSH-ja ime” për muajt tetor, nëntor, dhjetor të vitit të kaluar...

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, tha se gjatë këtij tremujorit të dytë janë skenuar rreth 66 milion llogari fiskale. Gjithashtu Llukarevska tha se ende është në vijim pagesa për tremujorin e parë për ato qytetarë të cilët kanë pasur gabime dhe kanë bërë korrigjim të llogarive të tyre të transaksionit. Kjo e fundit apeloi deri tek qytetarët të kontrollojnë llogaritë e tyre.
“Tek 197.819 qytetarë të cilët janë shfrytëzues të aplikacionit “TVSH-ja ime” do të ndahen 238.075.865 denarë. Secili qytetar do të marrë shumën e përfituar. Qytetarët le t’i kontrollojnë llogaritë fiskale dhe në rast se ka gabime le ta korrigjojnë, për arsye se vijon pagesa. Pas vendosjes së masës, të njëjtën e shfrytëzojnë 256.442 qytetarë. Të skanuara janë më shumë se 66 milion llogari fiskale.”,- deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
REJHANE BUSHI METAJ
